Lionel Messi është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes Argjentina – Kroacia.
FIFA ka njoftuar se më i miri i ndeshjes është vlerësuar superylli. Ai shënoi një gol, nisi aksionin për një tjetër dhe asistoi mjeshtërisht për golin e tretë.
Argjentina u kualifikua në finale të Botërorit pasi mposhti Kroacinë 3:0.