Lionel Messi është dashur që për një kohë shumë të gjatë të ballafaqohet me probleme të tjera, pasi e kreu infektimin me koronavirus.
“E vërteta është se më ka goditur fort. Dhe më ka lënë shenja pasi u shërova, sidomos në mushkëri”, ka thënë kapiteni i Argjentinës në një intervistë, dhënë televizionit argjentinas, “TyC Sports”. Messi doli pozitiv me koronavirus në fillim të muajit janar.
“Nuk kam mundur të stërvitem. U ktheva dhe nuk kam mundur as të ecë mirë për një muaj e gjysmë, sepse kishte prekur edhe mushkëritë”, tha Messi, që u shpall kampion me Paris Saint-Germainin.
Sezoni i parë i Messit me parisienët pas transferimit nga Barcelona nuk ishte aspak i mirë.
Në 34 ndeshje të luajtura në të gjitha garat ka shënuar 11 gola, ndërsa pati edhe 15 asistime.
“E njoh klubin, e njoh qytetin. Tani ndihem më rehat dhe e di se do të jetë sezon më ndryshe”, ka thënë ai.