Lionel Messi i ka propozuar Paris Saint-Germainit që ta blejë mesfushorin e ri të Lazios, Luka Romeron.
“Corriere dello Sport” ka shkruar të premten se Messi ka mbetur i impresionuar me Romeron, i cili muajin e shkuar ishte grumbulluar me Argjentinën.
Kjo edhe është arsyeja që Messi i ka bërë me dije PSG-së që të reagojë për Romeron.
17-vjeçari është njëri prej talenteve më premtuese dhe në nëntor pritet të firmosë kontratë pesëvjeçare me Lazion, për shkak se mbush 18 vjet.
Ai aktualisht ka kontratë me Lazion deri vitin e ardhshëm.
Romero në verën e vitit të shkuar iu bashkua Lazios nga ekipi i dytë i Mallorcas. Këtë sezon, ai ka vetëm katër paraqitje me ekipin e parë të Lazios.
Artikuj të ngjashëm