Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi humb penalltinë, Ronaldo shënon pas pak sekondave

Dy yjet më të mëdhenj të futbollit ishin protagonist të martën mbrëma brënda pak sekondave.

Sipas Daily Mail, 54 sekonda pasi Lionel Messi e humbi penalltinë në ndeshjen e PSG-së ndaj Real Madridit, Cristiano Ronaldo shënoi golin e avantazhit për Manchester Unitedin.

PSG-ja po barazon pa gola me Realin në Champions, ndërsa Unitedi po udhëheq 1:0 ndaj Brightonit në Premier League. Ronaldo nuk kishte shënuar disa ndeshje rresht dhe u zhbllokua pikërisht në minutën kur Messi dështoi në “Parkun e Princave”