Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi, favorit për “Këpucën e Artë”, do të barazojë Ronaldon

Lionel Messi pritet të fitojë “Këpucën e Artë” europiane për herë të katërt, duke barazuar në këtë mënyrë rekordin e vendosur nga Cristiano Ronaldo.

“Pleshti” 29-vjeçar argjentinas shënoi një dygolësh ndaj Eibarit në sfidën e fundit të La Ligës, duke e mbyllur kampionatin në krye të golashënuesve me 37 gola, sasi që konvertohet në 74 pikë për të në garën për “Këpucën e Artë”, duke ditur se çdo gol vlen dy pikë në renditje.

Sulmuesi holandez i Sportingut të Lisbonës, Bas Dost, shënoi një tregolësh në ndeshjen e fundit ndaj Chavesit, duke u renditur kështu i dyti, pasi numëron 34 gola në kampionatin elitar portugez, e rrjedhimisht grumbullon 68 pikë.

Në podium ngjitet edhe sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang, me 31 gola të shënuar në Bundesligë dhe 62 pikë në këtë renditje speciale. Sulmuesi togolez u shpall edhe kryegolashënuesi i kampionatit gjerman, duke fituar “Torjagerkanone”-n, transmeton kp. Që të gjithë këta i kanë mbyllur llogaritë për këtë sezon, ndërkohë që nga kompeticionet më të rëndësishme në Europë ka mbetur edhe Serie A për të zhvilluar javën e fundit, këtë fundjavë.

Duke kaluar në Itali, sulmuesi boshnjak i Romës, Edin Dzeko është aktualisht kryegolashënues me 28 gola, gjë që do të thotë se atij do t’i duhen 9 gola në ndeshjen e fundit përballë Genoas, për të barazuar Messin. Dries Mertens i Napolit është në kuotën e 27 golave, ndërsa Andrea Belotti numëron vetëm 25 gola.

Edhe Messi fiton për herë të gjashtë “Këpucën e Artë”, CR7 mbetet jashtë 10-shes Sport Messi fiton për herë të gjashtë “Këpucën e Artë”, CR7 mbetet jashtë 10-shes

Messi e ka fituar më herët këtë trofe në vitet 2010, 2012 dhe 2013. Që kur Ronaldo fitoi “Këpucën e Artë” si lojtar i Manchester United në sezonin 2007-2008, fituesit pasardhës kanë ardhur gjithnjë nga një klub spanjoll. Edhe pse në 2013-2014, ishte Luis Suarez i Liverpoolit që shpallej bashkëfitues me Ronaldon.

Renditja për “Këpucën e Artë”

Lionel Messi, Barcelona, 74 pikë

Bas Dost, Sporting Lisbonë, 68

Pierre-Emerick Aubameyang, Borussia Dortmund, 62

Robert Leëandoëski, Bayern Munchen, 60

Harry Kane, Tottenham Hotspur, 58

Edhe Messi fiton Këpucën e Artë për herë të tretë radhazi Sport Messi fiton Këpucën e Artë për herë të tretë radhazi

Luis Suarez, Barcelona, 58

Edin Dzeko, AS Roma, 56

Dries Mertens, Napoli, 54

Edinson Cavani, Paris Saint-Germain, 52.5

Andrea Belotti, Torino, 50

Romelu Lukaku, Everton, 50

Edhe Messi merr “Këpucën e Artë”, kalon Cristiano Ronaldon Sport Messi merr “Këpucën e Artë”, kalon Cristiano Ronaldon

Anthony Modeste, Koln, 50

Cristiano Ronaldo, Real Madrid, 50.