Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi ëndërron të mbyllë karrierën në Argjentinë

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, thotë se është shumë i sigurt se kurrë nuk do të luajë për ndonjë skuadër tjetër evropiane.

Messi, që ka kaluar gjithë karrierën si profesionist te Barcelona, duke shënuar 552 gola, është lidhur në të kaluarën me një transferim të mundshëm te Manchester City i drejtuar nga Pep Guardiola, shkruan Koha Ditore.

Argjentinasi 30-vjeçar ka sugjeruar se mund të kthehet në vendlindje, Argjentinë dhe të luajë për skuadrën Newell's Old Boys.

“Unë gjithmonë kam dashur të luaj një ditë në futbollin argjentinas”, ka deklaruar Messi për stacionin televiziv argjentinas “El Trece”. “Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por e kam në mendjen time. Do të jetë te Newell's e jo diku tjetër. Dua të luaj së paku gjashtë muaj, por kurrë nuk i dihet se çfarë do të ndodhë. Jam shumë i sigurt se nuk do të luaj në Evropë më, Barcelona do të jetë skuadra ime e vetme në Evropë”... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm