Lionel Messi e siguroi “Topin e Artë” për herën e tetë në vitin 2023, por vota e tij për “Kopa Trophy” nuk ka qenë për fituesin e edicionit të sivjetmë.
“Kopa Trophy” u jepet lojtarëve nën moshën 21-vjeçare, që kanë shkëlqyer përgjatë vitit.
Ylli i Real Madridit, Jude Bellingham, e fitoi trofeun, pasi ka pasur formë të jashtëzakonshme në 12 muaj për klubin dhe shtetin e tij, Anglinë.
Messi votoi për sulmuesin e Bayern Munichut, Jamal Musialan, ndërsa Pedri ishte i dyti për yllin argjentinas që fitoi Kupën e Botës vitin e kaluar.
Musiala përfundoi i dyti, ndërsa Pedri doli i treti.