Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi e Suarez i sigurojnë barazimin Inter Miamit

Lionel Messi dhe Luis Suarez kanë qenë sërish të rëndësishëm për skuadrën e Inter Miamit.

Messi dhe Suarez shënuan golat në Kupën e Kampionëve “CONCACAF”, kundër skuadrës Nashville.

Ndeshja u mbyll baras, 2:2.

Vendësit shënuan në minutën e katërt dhe të 47-të për epërsinë 2:0.

Më pas, Messi realizoi gol me gjuajtje të shkëlqyer nga distanca pas asistimit të Suarezit.

Për fituesin e Kupës së Botës me Argjentinën ishte goli i parë në këtë garë.

Edhe S’ndalet Messi, shënon tjetër gol për Inter Miamin Futboll 3 muaj më parë S’ndalet Messi, shënon tjetër gol për Inter Miamin

Uruguaiani ndërkohë në minutën e pestë të kohës shtesë, realizoi nga afërsia me kokë për 2:2, me asistim të Sergio Busquetsit.

Skuadra që avancon tutje do të vendoset në ndeshjen kthyese që luhet më 13 mars.