Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, e ka pranuar trofeun “Pichichi” për herë të katërt në ceremoninë e organizuar nga e përditshmja spanjolle Marca.
Këtë çmim ai e mori për arritjen e 37 golave të shënuar në La Ligën spanjolle gjatë sezonit 2016/17.
Argjentinasi i cili prinë në elitën e futbollist spanjoll sivjet me 14-të gola, tha se është duke menduar për “El Classicon” kundër rivalit, Real Madrid.
Bashkëlojtari i tij, Andres Iniesta, u nderua si MVP, lojtari më i vlefshëm i Përfaqësueses së Spanjës.
Marca raportoi se portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak, e pranoi trofeun e dytë "Zamora", që i dhurohet portierit që e ka përqindjen e më së paku golave të pranuar për ndeshje.