Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi e Lewandowski janë aty, por Arabia Saudite udhëheq në Grupin C

Kanë përfunduar ndeshjet e para në grupin C të Botërorit. Dhe lidere e grupit është Arabia Saudite, që vlerësohej autsajdere e plotë.

Në grupin C është Polonia e Robert Lewandowskit, Argjentina e Lionel Messit si dhe Meksika që vazhdimisht shfaq nivel në Kupën e Botës. Por është Arabia që udhëheq grupin, pas fitores 2:1 ndaj Argjentinës. Në ndeshjen tjetër Polonia e Meksika barazuan pa gola.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më 26 nëntor, Polonia luan me Arabinë Saudite, ndërsa Argjentina takohet me Meksikën.

Mbetet të shihet nëse arabët kanë forcë për një tjetër befasi të madhe. Pas fitores ndaj Argjentinës, çdo gjë është e mundur.