Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi e do Alban te PSG-ja

Mbrojtësi i krahut të majtë, Jordi Alba, është njëri prej emrave më të përfolur që mund të largohet nga Barcelona, përcjellë “El Nacional” të hënën.

E interesim për transferimin e tij ka shprehur Paris Saint-Germaini që po e synon gjatë afatit kalimtar të janarit.

Në fakt, është Lionel Messi, ai që po insiston në transferimin e Albas. Mësohet se argjentinasi ka kërkuar transferimin e Albas edhe te PSG-ja, me të cilin ishte kuptuar mirë në fushë kur ishte pjesë e Barcelonës.

PSG-ja është gati të paguajë rreth 20 milionë euro për kartonin e tij.

32-vjeçari ka kontratë me Barçën deri në vitin 2024, kurse këtë sezon ka bërë pesë asistime në 11 paraqitje në të gjitha garat.