Lionel Messi edhe një herë tjetër e ndihmoi Argjentinën të marrë rezultat pozitiv.
Kësaj radhe, sulmuesi argjentinas i Barcelonës, asistoi për Guido Rodriguezin, i cili ishte shënuesi i vetëm i ballafaqimit kundër Uruguait në Kupën e Amerikës.
“Albicelestët” me fitoren 1:0 kundër Uruguait prijnë në Grupin B me katër pikë, bashkë me Kilin, që të dyja me nga dy ndeshje. Ndërkohë, Paraguai që e ka zhvilluar një ndeshje e që pushoi në këtë raund, është i treti me tri pikë.
Argjentina do të luajë sërish në Brasilia të hënën kundër Paraguait, ndërsa Uruguai do të ballafaqohet me Kilin në Cuiaba.
Artikuj të ngjashëm