Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mësohet çmimi i biletave për ndeshjen FC Prishtina - IFK Norrkoping

FC Prishtina ka publikuar çmimin e biletave për sfidën me IFK Norrkoping.

Prishtina dhe IFK Norrkoping do të ndeshen të enjten mbrëma në “Adem Jashari” në sfidën e kthimit të rundit të parë kualifikuese për Europa League.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Klubi prishtinas përmes një njoftimi, ka bërë të ditur çmimin e biletave, biletat do të jenë nga 3 deri në 5 euro.

Ky është njoftimi i FC Prishtinës:

Çmimi i biletave 5 dhe 3 euro

Biletat në shitje nga e mërkura në ora 18:00 – ditën e ndeshjes edhe në Mitrovicë

Çmimet e biletave për ndeshjen e raundit të parë të ndeshjes kthyese të UEL ndërmjet FC Prishtina dhe IFK Norrkoping janë:

5 euro në tribunën perëndimore

3 euro tribuna lindore

Tribuna veriore e rezervuar për Plisa

Vendi i shitjeve të biletave:

Prishtinë:

Vendi i shitjes – standet: Newborn, sheshi “Zahir Pajaziti”, sheshi “Skënderbeu”

E martë: 18:00 – 22:00

E mërkurë: 10:00 – 22:00

E enjte: 10:00 – 18:00

Mitrovicë:

E enjte: 17:00 – 20:00

Në vendin e shitjes së biletave mund të blini edhe fanellën e FC Prishtina në çmim prej 10 eurove të madhësive të ndryshme.

Kujtojmë së ndeshja e parë mes IFK Norrkoping dhe Prishtinës është mbyllur me fitoren e thellë të skuadrës suedeze prej 5-0.