Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Prishtina – Fola

FC Prishtina përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se biletat për ndeshjen kthyese me Folan në raundin e parë të UEFA Europa League, nga sot janë dispozicion për shitje.

Gjithashtu, ka njoftuar se biletat do të kenë dy çmime si dhe ato mund t’i blini në tri pika të “Eurokohës”.

Ky është postimi i plotë:

“Biletat në shitje 5 dhe 3 euro

Mund t’i gjeni në 3 pikat e shitjes së “Eurokoha”

Edhe Bëhen të ditur çmimet e biletave të ndeshjes Prishtina - St Joseph’s Sport Bëhen të ditur çmimet e biletave të ndeshjes Prishtina - St Joseph’s

Prishtinë, 17 korrik 2018 – Biletat e ndeshjes kthyese të raundit të parë të UEFA Europa League ndërmjet Prishtinës dhe Fola-s, mund t’i gjeni në tre pikat e “Eurokoha” në Prishtinë.

Biletat kanë dy çmime. Tribuna perëndimore 5 euro dhe ajo lindore 3 euro. Tribuna jugore është e hapur vetëm për Plisa.

Pikat e shitjes së biletave të “Eurokoha” janë në:

Te Qafa, Rruga “Migjeni” (përball ish-Bankës së Lubjanës apo OSBE-s)

Sheshi “Nënë Tereza” (për fundi “Swiss Diamond Hotel”)

Edhe Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Andorrë Futboll Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Andorrë

Rruga “Garibaldi” (për fundi “Hotel Grand”).

Më vonë do të shtohen edhe pika tjera të shitjes, ndërsa në Mitrovicë përreth stadiumit “Adem Jashari” mund t’i gjeni vetëm në ditën e ndeshjes”.