Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mesfushori i Arsenalit refuzon transferimin te Leicesteri

Mesfushori i Arsenalit, Mohamed Elneny ka refuzuar një ofertë nga Leicesteri për të siguruar shërbimet e tij, raporton The Sun.

The Sun raporton se Leicesteri ka ofruar 10 milionë funta për Elnenyn, transmeton Koha.net.

Eleneny ka dështuar të sigurojë vendin e titullarit në Emirates Stadium që nga transferimi i tij në janarin e 2016 nga Baseli, por është i lumtur të qëndrojë tek Arsenali, që ka pranuar ofertën e Leicesterit.