Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mesfushori i Ajaxit pëson lëndime serioze në tru

Ajaxi ka bërë të ditur se mesfushori Abedlhak Nouri ka pësuar “dëmtime serioze dhe permanente të trurit”, pasi u rrëzua përtokë gjatë një ndeshje para pesë ditësh.

20-vjeçari pësoi sulm në zemër në miqësoren që ekipi holandez po e zhvillonte ndaj Werder Bremenit të shtunën.

Nouri ka pësuar probleme tjera derisa ishte në koma.

Testet e para mjekësore nuk kanë gjetur asnjë anomali në tru, derisa zemra po i funksiononte normalisht.

Por sot Ajaxi ka konfirmuar se Nouri ka dalë nga koma, por është bërë e ditur se ai ka pësuar dëme të mëdha në tru.