Ndeshjen e parë si vendas, Ajaxi do ta luajë të mërkurën në Amsterdam kundër klubit francez, Nice në kuadër të Ligës së Kampionëve, por atmosfera pritet të jetë e zymtë për shkak të kolapsimit të lojtarit të tyre, Abdelhak Nouri gjatë një miqësore.
20-vjecari Nouri kolapsoi gjatë një ndeshjeje të zhvilluar më 8 korrik në Austri dhe si pasojë, truri i tij do të ketë probleme të përhershme, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.
Kjo ka ndikuar në një përkrahje të madhe për familjen e futbollistit. Tifozët e Ajaxit u mblodhën para shtëpisë së Nourit pas incidentit në shenjë mbështetjeje për familjen e tij.
Po ashtu, shoku më i mirë i Nourit, Donny van de Beek, që shënoi për Ajaxin në ndeshjen e parë kundër Nices, golin ia kushtoi atij. Ajaxi barazoi në ndeshjen e parë në Francë, 1:1.
“Goli ishte për Appien dhe familjen e tij “, tha Van de Beek, duke iu referuar nofkës së Nourit.
Edhe
Barcelona konfirmon lëndimin e De Jongut
Edhe futbollistët e skuadrës franceze treguan keqardhjen e tyre, për çka gjatë seancës stërvitore para ndeshjes me Ajaxin mbajtën të veshur fanellat me mbishkrimin “Qëndro i fortë Appie”.
“Nouri u lirua nga përkujdesja intensive javën e kaluar, por gjendja e tij ka mbetur e pandryshuar”, tha një burim nga klubi.
Skuadra e Ajaxit ka konfirmuar se edhe pse zemra e tij po punon normalisht , truri nuk po i funksionon si duhet.
“Mundësitë e shërimit të këtyre pjesëve të trurit janë zero. Kjo me shumë mundësi ndodhi si pasojë e mungesës së furnizimit të trurit me oksigjen”, tha klubi nëpërmjet një komunikate.
Edhe
Erikseni në shtëpi dhe në gjendje të mirë pas kolapsimit
Incidenti ka pasur ndikim të madh te skuadra. Është shumë e vështirë. Ne të gjithë përballemi me situata të vështira. Fatmirësisht, falë futbollit ne mund t'i lehtësojmë këto situata”. Por nuk u çudita nga karakteri mendor i futbollistëve gjatë ndeshjes më Nicen. E di sa e fortë është skuadra”, tha trajneri Marcel Keizer.
Nouri, futbollist i ri holandez, i cili lindi në Amsterdam nga prindër me origjinë marokiene, bëri 15 paraqitje për klubin holandez në stinorin e kaluar, duke përfshirë tri ndeshje në Europa League, ku i ndihmoi skuadrës që të arrijë në finale të kësaj gare.