Disfatën nga Ballkani e kanë përjetuar rëndë të gjithë futbollistët e Dinamo Zagrebit, përfshirë edhe mesfushorin Tibor Haliloviq. Haliloviq u paraqit në konferencën për shtyp përkrah trajnerit Sergej Jakiroviq dhe pranoi se humbja nga Ballkani dhemb shumë.
Dinamo u mposht 2:0 nga kampioni i Kosovës në Grupin C të Ligës së Konferencës.
"Është e vështirë të thuash diçka të zgjuar. Është e papritur dhe dhemb, nuk reaguam në kohë. Duhet të fokusohemi te Istra, me të cilën luajmë për tri ditë. Kampionati është më i rëndësishmi. Do të analizojmë gjërat gjatë pushimit sepse shumë gjëra duhet të ishin më mirë. Ne e dinim se do të ishin agresivë, asgjë për t'u habitur. Ne nuk krijuam asnjë rast. Pësuam gol në momentin më të keq, në fund të pjesës së parë. Reshjet dhe bllokimi i tyre nuk na e lehtësuan. Ne patëm një iniciativë të kotë, por goli i tyre i dytë vulosi gjithçka”, tha Haliloviq.
“Siç thashë, të gjithë duhet të analizojmë veten dhe të pranojmë kritikat. Me fitore do të ishte më e lehtë për të shkuar në pushim”.