Mesfushori defensiv Ardit Demiri është prezantuar te skuadra e Llapit të martën. 20-vjeçari te Llapi është transferuar nga Drita e Tetovës dhe me ekipin nga Podujeva, ka firmosur kontratë trivjeçare. Sezonin e fundit, Demiri ka shënuar një gol në 23 ndeshje në kategorinë e dytë të Maqedonisë së Veriut. Ai karrierë ka bërë edhe te Shkëndija e Renova kurse ka qenë pjesë e përfaqësueseve U16 dhe U19 të Maqedonisë së Veriut.
“Ardit Demiri është përforcimi më i ri i skuadrës së Llapit. Mesfushori me tiparre defanzive i bashkohet skuadrës në përgatitjet për garat evropiane si dhe ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me klubin”, thuhet në njoftimin e Llapit.
Artikuj të ngjashëm