Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mesazhi “White Lives Matter Burnley” shfaqet mbi stadiumin e Man Cityt

Një aeroplan që ka bartur shkrimin “White Lives Matter Burnley” (jeta e të bardhëve ka rëndësi Bunley), ka fluturuar mbi stadiumin Etihad të Manchester Cityt, të hënën mbrëma, në momentin kur po niste ndeshja e Premier Leagues ndaj Burnleyt.

Aeroplani është paraqitur pak pasi lojtarët e të dy skuadrave u ulën në gjunjë në përkrahje të lëvizjes “Black Lives Matter”.

Nuk ka indikacione se kush ka organizuar fluturimin e aeroplanit dhe shfaqjen e mesazhit.

Të gjithë lojtarët në të gjitha 12 ndeshjet e Premier Leagues që nga rifillimi i edicionit kanë mbajtur shkrimin “Black Lives Matter” në fanellat e tyre, në vend të emrit të lojtarëve. Liga formalisht i është bashkuar kampanjës ndërkombëtare për të drejtat e zezakëve, që filloi muajin e kaluar, pas vdekjes së George Floydit.

Burnley ka lëshuar një komunikatë në pushim midis pjesëve ku thuhet se klubi dënon ashpër veprimet. Burnley ka thënë se do të punojë me autoritetet për të identifikuar përgjegjësit dhe për t’i përjashtuar përjetë nga stadiumi.

Edhe Lojtarët e Premier Leagues do të përkrahin kampanjën anti-racizëm Sport Lojtarët e Premier Leagues do të përkrahin kampanjën anti-racizëm

Burnley ka thënë se përkrah plotësisht iniciativën e Premier Leagues për “Black Lives Matter”.

“Ne kërkojmë falje pa rezervë ndaj Premier Leagues, Manchester Cityt dhe të gjithë atyre që ndihmojnë për të promovuar kampanjën”, ka thënë Bunley.