Napoli ka konfirmuar se Dries Mertens do të mungojë të paktën për tre javë për shkak të lëndimit.
Raportohet se ai ka lënduar kyçin e këmbës në sfidën e mbrëmshme kundër Interit, me ç’rast edhe u detyrua t’ia lëshojë vendin Andrea Petagnas.
Përmes një deklarate Napoli ka konfirmuar se situata e lojtarit do të rishqyrtohet gjatë këtyre tri javëve, derisa ka bërë të ditur se ai ka pësuar lëndim të “shkallës së parë/dytë” porse nuk i ka lënduar ligamentet në kyçin e majtë të këmbës.
Mertensi tashmë ka nisur rehabilitimin. Ai do t mungojë në katër ndeshjet e ardhshme, përfshirë edhe atë ndaj Lazios në udhëtim dhe atë ndaj Torinos në shtëpi.
Gjithashtu ai do të mungojë edhe në dy meçet e para të vitit 2021, atë të 3 janarit ndaj Cagliarit, si dhe atë ndaj Spezias tre ditë më vonë.