Napoli e ka fituar derbin e xhiros së 28-të të Series A kundër Romës si mysafir me rezultat 2:0.
Në triumfin e napolitanëve shkëlqeu belgu, Dries Mertens, i cili shënoi të dy golat dhe atë në pjesën e parë.
Mertens kaloi në epërsi Napolin në minutën e 27-të me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.
I njëjti lojtar shënoi edhe golin e dytë në minutën e 34-t, gol që ishte i fundit në këtë duel.
Te Napoli nuk luajti mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili vazhdon të mbetet i lënduar.
Edhe
Napoli fiton derbin, forcohet në vendin e parë
Me këtë fitore, napolitanët renditen në vendin e pestë me 53 pikë, tri më shumë se Roma që është e gjashta.
Kurse titullar ishte Elseid Hysaj ndërkaq te Roma nga minuta e 83-të luajti Marash Kumbulla.