Dries Mertens nuk do të largohet nga skuadra e Napolit gjatë afatit kalimtar veror, pavarësisht që për të janë të interesuara skuadrat e mëdha si Manchester United, Tottenham, Inter dhe Milan.
“La Republica” shkruan se futbollisti belg dhe klubi italian janë pajtuar që të vazhdojnë kontratë deri në vitin 2020, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMarrëveshja e re ka ardhur në kohën kur 30-vjeçari po kalon momentet më të mira në karrierë.
Përveç që është shënuesi më i mirë i Napolit këtë edicion me 25 gola në Serie A, belgu renditet në vendin e tretë në listën e shënuesve më të mirë në kampionatin italian.
Ndërkaq, në të gjitha garat ka shënuar 31 gola në 43 paraqitje që ka pasur.