Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis pret që e ardhmja e Dries Mertens të bëhet e ditur brenda kësaj jave.
Mertens është në topformë për Napolin këtë sezon, duke realizuar 30 gola në 43 ndeshje në të gjitha garat. Belgu ka kontratë deri në vitin 2022, por klubi dëshiron të shmang interesimin e Manchester Unitedit për të, duke ia ofruar kontratën e re.
“Besoj se jemi afër dhe nënshkrimi do të arrihet, në fund kësaj jave do të konfirmojmë atë që po them tani”, ka thënë De Laurentiis për Corriere dello Sport.