Sulmuesi i Napolit, belgu Dries Mertens nuk ka përjashtuar mundësinë që karrierën ta vazhdoj në Kinë, raportojnë mediumet italiane të premten. Mertes 31-vjeçar, ka kontratë me Napolin deri vitin e ardhshëm kurse këtë edicion ka 12 gola e 11 asistime në 36 paraqitje në të gjitha garat.
“Kam kontratë edhe një vit me Napolin dhe pastaj do të shohim. Nuk e përjashtoj asnjë mundësi, përfshirë edhe transferimin në Kinë. Do të shoh se çfarë do të ndodhë pas një viti”, është shprehur Mertens, transmeton “Koha Ditore”. Ai është pjesë e Napolit prej verës së vitit 2013 kur u transferua nga PSV Eindhoveni për 13 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMertens karrierë ka bërë edhe te Utrechti e Genti.