Portieri Alex Meret ka arritur marrëveshje me Napolin për rinovimin e kontratës që i skadonte vitin e ardhshëm, ka njoftuar të enjten “Corriere dello Sport”.
Zyrtarizimi i rinovimit të kontratës së Mererit deri në verën e vitit 2025, do të bëhet gjatë këtyre ditëve. Te Napoli janë të kënaqur me paraqitjet e 25-vjeçarit, të cilin kanë insistuar ta mbajnë më gjatë në ekip.
Këtë edicion, Meret në shtatë paraqitje për Napolin në Serie A, tri herë e ka mbajtur portën të paprekur. Ai ka nëntë paraqitje në total këtë edicion, ndërsa karrierë ka bërë edhe tek Udinese e SPAL-i.
Artikuj të ngjashëm