Stinori i tretë i Formula E, serisë me bolid me motor elektrik, do të përfundojë këtë fundjavë në shtegun e ri në rrugët e qendrës së qytetit Montreal, shkruan BBC.
Zvicerani Sebastienm Buemi dhe braziliani Lucas di Grassi janë kandidatët kryesorë për titull, siç ishin edhe vitin e kaluar. Të dy janë ish-pilotë të serisë Formula 1 që kanë vendosur të kalojnë në kampionatin e ri me bolidë me motor elektrik, pas karrierave jo të ndritura që kanë pasur në F1, përcjell Koha Ditoe.
Mirëpo, rivaliteti i tyre ka mbetur në hije para garës finale të stinorit, nga lajmi se skuderia kampione e F1, Mercedes do të futet në Formula E nga stinori 2019/20.
Vendimi i Mercedesit për t'iu bashkuar rivalëve të përbetuar Audisë dhe BMW-së, si dhe Renaultit, Citroenit e Jaguarit, forcon përshtypjen se Formula E ka nisur të zë një vend të përhershëm për veten në motosporte. Nuk është edhe befasuese, duke e marrë parasysh rritjen e veturave elektrike nëpër rrugë.
Çfarë do të thotë kjo për Mercedesin në F1?
Futja e Mercedesit në Formula E ka shumë pak të bëjë me pjesëmarrjen e saj në F1.
Edhe
Ferrari i dëshiron edhe inxhinierët e Mercedesit
Kompania i sheh këto dy kampionate si plotësuese, e jo rivale...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.