Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Vries fiton titullin në Formula E

Piloti i Mercedes-EQ, Nyck de Vries, e ka fituar titullin e kampionit në Formula 3, pasi tre garues tjerë dështuan në fazën e hershme të garës së fundit të stinorit, raporton BBC.

Mitch Evans i Jaguarit pati probleme teknike dhe Edoardo Mortara i Rokit Venturit u përplas me të.

Me të rifilluar gara britaniku Jake Dennis po ashtu u aksidentua, kështu që De Vries e përfundoi garën i teti në Berlin dhe e fitoi titullin, ndërsa Merdcedes-EQ e fitoi titullin e konstruktorëve, në serinë e garave të veturave me motorë elektrikë.

Stinori 2020-21 është i pari i Formula E si kampionat i plotë botërorë në Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA).

De Vries e ka mbyllur stinorin me 95 pikë, tri më tepër se Mortara e katërt më tepër se Dennis.

“Patëm një garë të jashtëzakonshme. Ishte një stinor shumë i vështirë. Çdo gjë u vendos në garën e fundit. Patëm shumë fat sot me gjitha gjërat që ndodhën”, ka thënë De Vries.

Artikuj të ngjashëm