Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mendy nuk largohet nga Reali

Real Madrid

Mbrojtësi i krahut të majtë, Ferland Mendy nuk do të largohet nga Real Madridi në fund të këtij edicioni.

“Marca” ka raportuar të martën se Mendy është i vendosur ta respektojë kontratën me Realin, e cila i skadon në vitin 2025. Francezi 25-vjeçar iu bashkua Realit në vitin 2019 nga Lyoni dhe këtë edicion ka qenë i rregullt në përbërjen e parë të trajnerit Carlo Ancelotti.

Mendy ka shënuar një gol dhe ka bërë tri asistime në 29 paraqitje për Realin këtë edicion.

Artikuj të ngjashëm