Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Memphis Grizzlies shënon fiton e dhjetë rresht

Ja Morrant realizoi 29 pikë dhe e udhëhoqi skuadrën Memphis Grizzlies drejt fitores së 10-të rresht.

Grizzlies mposhti Golden State Warriorsin me rezultatin 116:108.

Grizzlies ishte duke humbur me tri pikë në fillim të çerekut të katërt, por më pas e kontrolloi lojën dhe fitoi. Është rekord i klubit për më së shumti fitore të shënuara rresht. Memphisi është i katërti në Konferencën e Perëndimit, ndërsa Warriorsi është i dyti.

Ylli i Golden Statet, Stephen Curry, shënoi “triple-double”, të dytin në sezon me 27 pikë, 10 kërcime e 10 asistime. 14 pikë i shtoi edhe Klay Thompson për të cilin ishte ndeshja e dytë, pas 31 muajve mungesë shkaku i lëndimit. Fitore shënoi edhe Phoenix Suns që mposhti Toronto Raptorsin, 99:95. Phoenixi e ka serinë më të mirë deri tash në ligën NBA me 31 fitore e nëntë disfata. Lideri i Konferencës së Lindjes, Chicago Bulls, fitoi pa problem ndaj Detroit Pistons, 133:87. Ishte triumfi i 10-të në 11-të ballafaqimet e fundit. LA Clippersi që shënoi vetëm 28 pikë në pjesën e parë, realizoi 25 pikë në çerekun e tretë dhe fitoi në fund ndaj Denver Nuggets, 87:85. Washington Wizards e mundi Oklahoma City Thunderin 122:118, ndërsa New Orleans Pelicans siguroi fitoren ndaj Minnesota Timberwolves, 128:125.