Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Memeti shkëlqen në ndeshjen e parë të edicionit

Erëleta Memeti ka shkëlqyer në fitoren shumë të thellë të Hoffenheimit në elitën e futbollit gjerman.

Futbollistja e Kosovës, Memeti, kontribuoi me dy asistime në fitoren e thellë 9:0 të skuadrës së saj në shtëpi kundër Duisburgut.

Memeti 24-vjeçare pasoi bukur për sulmuesen Mara Alber në minutën e parë të kohës shtesë. Alber shënoi për 3:0.

Një minutë pas rikthimit në fushë nga pushimi, Memeti dha edhe një pasim për sulmuesen tjetër, Melissa Klara Kossler, që shënoi për 4:0.

Mesfushorja me tipare sulmuese, Memeti, luajti deri në minutën e 61-të.

Ishte ndeshja e parë e kampionatit të ri të Bundesligës në konkurrencën e femrave.