Ka një dekadë që është shkëputur nga futbolli, dashuria e dytë pas gruas së tij, por Mehmet Fetahu i njohur më shumë me nofkën "Meksa" nuk e ka kthyer kokën prapa asnjëherë gjatë kësaj kohe.
Ai pranon se futbolli i ka munguar jashtëzakonisht shumë, por përkushtimi ndaj biznesit me të cilin merret e ka bërë të veten, shkruan sot Koha Ditore. Megjithatë, pas një pauze prej një dekade, Meksa është i gatshëm t'i "përvjelë mëngët" dhe t'i kthehet zejes së trajnerit, por me kusht që të marrë ndonjë ofertë të mirë.
Tash thotë se "i ka ndrequr punët" dhe është më i lirë për t'iu përkushtuar intensivisht futbollit.
"Mund t'i kthehem zejes së trajnerit, por nëse ka ofertë të mirë. Nuk dua me çdo kusht të kthehem në futboll, sportit që i kam dhënë gjithçka, por tash jam më i lirë prej punës dhe do të mund t'i përkushtohesha më shumë", thotë Fetahu, derisa nxjerr pakon e cigareve "Davidoff" nga xhepi në njërën prej kafeneve të Prishtinës...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Vdiq trajneri i njohur Mehmet Fetahu-Meksa
-
Zeka i gatshëm të përballet me UTA Aradin në FIFA: Vendosa ta vija familjen në vend të parë
-
Klubi rumun do ta paraqesë në FIFA sulmuesin Mevlan Zeka
-
Ëndrra e Xhakës për dy tituj, pas traumës së vitit të kaluar
-
Xhaka tregon sekretet e formës së lartë që po kalon