Sulmuesi Agon Mehmeti ka shënuar një gol në barazimin e skuadrës së tij.
Të enjten, Orebro ku luan Mehmeti 31-vjeçar, barazoi në udhëtim te Halmstadi me rezultatin 1:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje i takoi xhiros së 25 në elitën e futbollit të Suedisë, “Allsvenskan”.
Mehmeti e shënoi golin e barazimit në minutën e 43. U zëvendësua në minutën e 71.
Te Halmstadi nga minuta e 81-të u inkuadrua reprezentuesi i të rinjve të Kosovës, Edvin Kurtulus.
Orebro është në vendin e parafundit në tabelë me 17 pikë. Ka 11-të më pak se Degeforsi i vendit të 13, vend ky që ta siguron qëndrimin në elitë edhe për një vit tjetër.
Halmstadi është në pozitën e 14-të, me 27 pikë po ashtu.