Sulmuesi i përfaqësueses së Zvicrës, Admir Mehmedi, ka shënuar një gol dhe në një tjetër ka asistuar, në barazimin e skuadrës së tij Bayer Leverkusen përballë Hannoverit me rezultatin 4:4.
Mehmedi shënoi në minutën e 25-t për ta barazuar rezultatin në 2:2. Shënoi nga një pozitë e vështirë brenda zonës, kurse asistoi për golin e katërt në minutën e 67-të, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy takim i zhvilluar të dielën i takoi javës së 17-të të Bundesligës gjermane.
Për Mehmedin pati vlerësime pozitive pas ndeshjes. Në dhjetë paraqitje Mehmedi ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me tri asistime.