Sulmuesi i përfaqësueses së Zvicrës, Admir Mehmedi, mund të transferohet te skuadra e Hamburgut, ka njoftuar të dielën “Bild”.
“Humburgu është futur sërish në garë për sulmuesin 26-vjeçar, Admir Mehmedi. Klubi i Bundesligës ishte i interesuar edhe vitin e kaluar, por nuk pati sukses. Por këtë dimër drejtuesit e Hamburgut duken më të vendosur për ta bindur Bayer Leverkusenin ta lirojë futbollistin e Zvicrës. Opsion është edhe huazimi me mundësi blerje”, shkruan gazeta e njohur, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMehmedi me skuadrën e Bayer Leverkusenit ka kontratë deri në verën e vitit 2019.
Këtë edicion ka pasur pak hapësirë te skuadra gjermane. Ka luajtur në dhjetë ndeshje ndërsa ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me tre asistime.