Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mehmedi i siguron një pikë Wolfsburgut

Sulmuesi i krahut, Admir Mehmedi i ka siguruar një pikë skuadrës së Wolfsburgut në ndeshjen kundër Hertha Berlinit, të zhvilluar të shtunën në kuadër të xhiros së tretë të Bundesligës gjermane.

Mehmedi ka shënuar gol në minutën e 90-të për rezultatin përfundimtar 2:2, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për Mehmedin, që u inkuadrua në lojë prej minutës së 63-të, ky ishte goli i parë këtë edicion në Bundesligë.

Me këtë barazim, Wolfsburgu ka tubuar shtatë pikë.

Artikuj të ngjashëm