Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Memeti shënon gol në derbin ndaj Wolfsburgut

Ereleta Memeti

Futbollistja e Kosovës, Erëleta Memeti, ka shënuar gol për Hoffenheimin në derbin e Bundesligës gjermane ndaj Wolfsburgut.

Hoffenheimi barazoi 2:2 në udhëtim te Wolfsburgu, në ndeshjen e xhiros së pestë të Bundesligës gjermane për futbolliste.

Memeti realizoi gol në minutën e 18-të. Ajo luajti deri në minutën e 87-të. Riola Xhemaili ishte në bankën rezervë te vendëset.

Wolfsburgu prinë në tabelë me 13 pikë në pesë ndeshje. Ka dy pikë më shumë se Hoffenheimi i Memetit.