Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kapitenia e Kosovës shënon në Bundesligë

Erëleta Memeti.

Futbollistja e Kosovës, Erëleta Memeti, ka shënuar gol në fitoren e thellë 7:0 të Hoffenheimit në Bundesligën gjermane.

Skuadra e 25-vjeçares Memeti fitoi në udhëtim te Potsdami të shtunën.

Ndeshja i takoi xhiros së 18-të.

Memeti e realizoi golin për 1:0, ndërsa luajti vetëm në pjesën e parë.

Për të ishte goli i pestë i edicionit aktual.

Edhe Vazhdon shkëlqimi i kapitenes së Kosovës në Bundesligë Futboll Vazhdon shkëlqimi i kapitenes së Kosovës në Bundesligë

Hoffenheimi ka 30 pikë pas 18 ndeshjeve.

Valentina Limani luajti te Potsdami nga minua e 67-të. Skuadra e saj është e fundit me vetëm një pikë.