Sulmuesi Admir Mehmedi mund të luajë në një pozitë të re te Wolfsburgu në edicionin që do të nisë së shpejti.
Ai pritet të luajë prapa sulmuesit të qendrës, rol të cilin e kishte luajtur sa ishte pjesë e Freiburgut, transmeton Koha Ditore.
"Në këtë pozitë kam luajtur në sezonin më të mirë ndonjëherë në Freiburg", ka thënë Mehmedi për "ligainsider.de".
Mehmedi pati shënuar 13 gola te Freiburgu si sulmues i dytë. Mehmedi është lojtar që luan në disa pozita të fazës ofensive. Luan edhe si sulmues i krahut dhe i qendrës.
27-vjeçari edicionin e kaluar për Wolfsburgun shënoi tre gola dhe asistoi tri herë në 17 ndeshje. Shumicën e ndeshjeve mungoi për shkak të një lëndimi.
Artikuj të ngjashëm