Futbollisti Admir Mehmedi kërkon të ketë më shumë liri në fushë te skuadra e Wolsburgut.
Ai ka thënë se preferon të jetë kudo në fazën ofensive.
“Unë e shoh veten më shumë si një lojtar i lirë në fushë, të sillem gjithandej në repartin e sulmit”, ka thënë Mehmedi për "Bild".
Mehmedi është sulmues i krahut. Këtë edicion në shtatë paraqitje në Bundesligë ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me një asistim. Një gol ka shënuar edhe në dy ndeshje të Kupës. Te Wolsburgu vlerësohet lart, por gjatë muajve të fundit ka munguar në shumicën e ndeshjeve për shkak të problemeve me lëndime.
Te Wolfsburgu u transferua në janar të këtij viti nga skuadra tjetër gjermane Bayer Leverkusen. Karrierë ka bërë edhe te Freiburgu, Dynamo Kievi dhe Zuerichu. Sulmuesi 27-vjeçar më herët ka qenë pjesë e rregullt e përfaqësueses "A" të Zvicrës.