Sulmuesi Admir Mehmedi ka asistuar në golin e fitores së Bayer Leverkusenit përballë Eintracht Frankfurtit. Mehmedi dha asist për Kevin Volland që në minutën e 76-të shënoi për 1:0. Ky duel u zhvillua të shtunën, në kuadër të javës së 13-të të Bundesligës gjermane.
Mehmedi në minutën e 45-të u ndëshkua me karton të verdhë. Për kontributin e dhënë reprezentuesi i Zvicrës ka marrë lëvdata nga trajneri i Leverkusenit, Heiko Herrlich, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ajo që më bën të lumtur është se njerëzit si Admir Mehmedi, të cilët janë kritikuar shumë në javët e kaluara kanë bërë paraqitje të shkëlqyer”, ka thënë Herrlich për “kicker.de”. Për sulmuesin 26-vjeçar ishte asisti i dytë. Ai në tetë ndeshje në Bundesligë ka shënuar edhe një gol.
Mbrojtësi Mërgim Mavraj është paraqitur gjatë gjithë takimit te Hamburgu që arriti fitore të rëndësishme në garën për mbijetesë në Bundesligë. Hamburgu fitoi 3:0 ndaj Hoffenheimit të dielën.