Federata e Basketbollit të Kosovës dhe Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës kanë organizuar Klinikën Ndërkombëtare për Trajnerë, e para në kuadër të programit për edukim dhe licencim të trajnerëve.
Në këtë klinikë dyditore po ligjëron trajneri i mirënjohur slloven, Mehmed Beqiroviq, ish-përzgjedhës i Sllovenisë, së bashku me djalin e tij Sani Beqiroviq, ish-basketbollist i shumë skuadrave evropiane dhe fitues i Euroligës. Që të dy me prejardhje shqiptare, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë klinikë për trajnerë, të pranishëm ishin rreth 70 trajnerë të cilët ushtrojnë detyrën në kampionatin e Kosovës.
Me këtë ligjërim, i lumtur me pjesëmarrësit u shpreh ish-trajneri i Përfaqësueses së Sllovenisë Becirovic.
I lumtur me ardhjen në Kosovë, për herë të parë është shprehur edhe ish-basketbollisti i shumë skuadrave të njohura evropiane Sani Becirovic.
Krahas dy trajnerëve sllovenë, në këtë Klinikë ka ligjëruar edhe Arben Krasniqi, trajneri më i suksesshëm nga paslufta në vendin tonë dhe ish-përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës.
Klinika për trajnerë ndërkombëtarë, do të mbahet për dy ditë, dhe do të mbikëqyret nga Kryetari i Këshillit Profesional, trajneri slloven Anton Krump.