Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Megjithatë, Messi planifikon rikthimin në Barcelonë

Lionel Messi vendosi të mos kthehej në Barcelonë si futbollist.

Por ai i ka thënë “Mundo Deportivos” se synon rikthimin për të jetuar në atë qytet me familjen e tij.

“Është e qartë se do të doja të isha afër klubit në të ardhmen. Për më shumë, do të jetojë në Barcelonë. Është një gjë që e kemi bërë të qartë me gruan time dhe fëmijët. Shpresoj që, një ditë, do të mund të kontribuoj në klub dhe ta ndihmoj klubin që e dua, ashtu siç e kam dashur gjithmonë. E vlerësoj dashurinë që e kam pasur nga njerëzit përgjatë karrierës time dhe po, do të doja të rikthehesha”, ka deklaruar Messi.

Artikuj të ngjashëm