Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mediat italiane: Rrahmani del pozitiv me koronavirus

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, ka rezultuar pozitiv me koronavirus, shkruan “IlNapolista”. Ai është lojtari i tretë i Napolit që rezulton pozitiv me koronavirus pas Piotr Zielinskit dhe Eljif Elmasit.

Kështu Rrahmani është e sigurt se do t’i mungojë Kosovës në ndeshjen vendimtare ndaj Maqedonisë së Veriut të enjten, si dhe në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Sllovenisë e Greqisë.

Rrahmani është vetizoluar, ndërsa po ashtu është raportuar se pozitiv ka dal edhe një trajner atletik. Vet Napoli ka njoftuar për dy mostra që po ritestohen, por nuk ka përmendur emra.