Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mecheleni prezanton Beqirajn

Sulmuesi Fatos Beqiraj është prezantuar si lojtar i skuadrës belge, Mechelen.

Beqiraj 29-vjeçar me skuadrën e Mechelenit arriti marrëveshje javë më parë deri në verën e vitit 2021.

Por vetëm të hënën është prezantuar me fanellën e skuadrës elitare të Belgjikës.

Mechelen është në garë për mbijetesë. Është në pozitën e parafundit me 18 pikë.

Te Mecheleni, Beqiraj u transferua nga skuadra elitare e Rusisë, Dinamo Moska.

Karrierë ka bërë edhe në Bjellorusi, Kinë, Kroaci, Mal të Zi dhe në Kosovë.