Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Meçet në “Australian Open” mund të ndërpriten shkaku i ajrit të pashëndetshëm

Meçet e Grand Slamit të tenisit “Australian Open” mund të ndërpriten nëse kualiteti i ajrit është tepër i dëmshëm për shëndetin, kanë thënë organizatorët të hënën.

Në qytetin e Melbournet është shënuar nivel i ajrit “shumë i pashëndetshëm” si pasojë e zjarreve që kanë kapluar Australinë, shkruan sot Koha Ditore.

Zjarret në Australi kanë marrë jetën e së paku 24 personave që nga shtatori dhe me miliona hektarë tokë janë djegur.

“Duke e shikuar mundësinë e ndërprerjes për shkak të tymit, është disi ngjashëm siç i trajtojmë edhe nxehtësinë apo shiun. Shëndeti i lojtarëve, tifozëve dhe i stafit është prioritet gjithë kohën”, ka thënë drejtori i turneut, Craig Tiley.

Dukshmëria në Melbourne, që organizon Grand Slamin e parë të vitit këtë muaj, është më pak se 1 kilometër në disa pjesë të qytetit dhe në zonat përreth, sipas Byrosë Meteorologjike të Victorias.

Edhe Australia përvëlohet nga nxehtësia, temperaturat drejt rekordit historik Botë Australia përvëlohet nga nxehtësia, temperaturat drejt rekordit historik

Sipas indeksit të kualitetit të ajrit, qyteti ka arritur në kuotën 213 të hënën dhe mbi 200, vlerësohet “shumë e pashëndetshme”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)