Federata e Futbollit e Kosovës mendon të zvogëlojë numrin e skuadrave të Superligës, e me këtë edhe numrin e telasheve, shkruan sot Koha Ditore.
Nga sezoni 2019\2020, FFK-ja mendon të startojë me 10 skuadra në Superligë, e jo me 12 sa janë aktualisht.
Për këtë dhe çështje të tjera, Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka diskutuar të mërkurën.
Me zvogëlimin e ekipeve në elitë, sipas zyrtarëve të FFK-së do të rriteshin kriteret, sidomos sa i përket infrastrukturës.
Shumë klube nuk qëndrojnë mirë "me letra” dhe nuk po marrin pjesë në procesin e licencimit për gara evropiane. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Artikuj të ngjashëm
-
FFK-ja e konfirmon se Superliga do t’i ketë dhjetë skuadra, klubeve u lejohen edhe skuadrat B
-
FFK-ja nuk do të heq dorë nga vendimi për të zvogëluar Superligën
-
Të hënën e ardhshme shorti për edicionin e ri të Superligës
-
Edicioni i ri i futbollit nis në mes të gushtit
-
FBK-ja do të ndalojë udhëtimet e tifozëve