Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Me Tmushiqin, Kosova ka më shumë muskuj dhe shpresë

Kosova do të jetë më e fortë me Mikaile Tmushiqin në formacion, por edhe kundërshtarja e saj është më e fortë.

Kosova të dielën (17:45) në Gjevgjeli luan ndeshjen e tretë parakualifikuese për "Eurobasket 2021" ndaj Maqedonisë vendase, shkruan sot Koha Ditore.

Tmushiq i mungoi Kosovës në ndeshjen e humbur të enjten ndaj Rumanisë, por do të jetë i gatshëm për Maqedoninë. Ai të shtunën (sot) do t'i bashkohet ekipit.

Maqedonia është lidere e grupit me katër pikë të tubuara, pasi ka dy fitore në po aq ndeshje të zhvilluara. Kosova është e treta me dy pikë nga dy humbje, derisa Rumania është e dyta me një pikë më shumë.

Kosova të shtunën (sot), prej Budapestit do të udhëtojë për në Maqedoni dhe stërvitjen do ta mbajë në Shkup. Tmushiq do të jetë i pranishëm në këtë stërvitje dhe shpreson ta ndihmojë ekipin përballë Maqedonisë. Edhe ndaj Maqedonisë, Kosova nuk do të ketë ndihmën e asnjë amerikani të natyralizuar, gjë që ka nervozuar seleksionuesin Damir Mullaomeroviq. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).