Edon Zhegrova duhet të përshkruhet me dy fjalë. E majta dhe këndi do të ishin mjaft përshkrime të sakta. Sepse superdribluesi 23-vjeçar e bën këtë pa pushim. Me të majtën në qoshe. Ashtu si legjenda e Bayernit, Arjen Robben, ai tërhiqet nga ana e djathtë, e vendos topin në këmbën e majtë të fortë dhe e dërgon atë nën traversë për të shënuar gol.
Ai shënoi disa herë në të njëjtën mënyrë te Baseli. Dhe Zhegrova vazhdon me të njëjtin stil edhe te skuadra e tij e re, Lille. Në barazimin 1:1 kundër Angersit, ai shënoi golin e barazimit pak minuta pasi u inkuadrua në lojë.
“Kjo është një nga cilësitë e mia”, thotë Zhegrova.
Zhegrova luan për kampionin në fuqi të Francës që nga ky vit. Baseli përfitoi nga Lille hiq më pak se shtatë milionë euro për lojtarin spektakolar. Zhegrova kishte edhe oferta të tjera, por vendosi për Lillen, ekip me të cilin firmosi kontratë deri në vitin 2026.
“Vendosa për Lille, sepse ishte një hap i mirë, i cili më mundëson për të kaluar në një top-klub më vonë”, vlerëson Zhegrova. “Po ashtu edhe për shkak se familja ime jeton afër”.
Edhe
A është pjekur si lojtar Edon Zhegrova?
Prindërit e Zhegrovës, babai Lulzimi dhe nëna Sanija, jetojnë rreth dy orë larg Lillet, në Belgjikë. Ata janë në stadium në secilën ndeshje të Zhegrovës. Edhe pse ende nuk ka ecur përtej rolit të rezervistit, Zhegrova ndihet shumë rehat në Lille.
“U prita ngrohtësisht nga shokët e skuadrës dhe po ndihem shumë mirë”, tha Zhegrova, i cili para ndeshjes ndaj Angersit duhej të këndonte para të gjithë ekipit. "Kam kënduar një këngë të një shokut tim reper”.
Menjëherë pas këndimit, Zhegrova u kujdes për t’ia siguruar një pikë Lillet ndaj Angersit. Ai golin e shënoi në stilin e tij të zakonshëm – me të majtën në qoshe.
“Këtë trik nuk e dinë aq mirë në Francë si në Zvicër”, qeshet Zhegrova.
Te Baseli, Zhegrova ishte njëri prej lojtarëve më të mirë. Futbollisti i Kosovës ka zbuluar se ende e përcjell çdo ndeshje të ish-klubit të tij.
“Baseli është në zemrën time dhe e shikoj secilën ndeshje që e luan”, pranoi Zhegrova.
Edhe
Te Lille paralajmërojnë largimin e Zhegrovës, përmendin mungesën e gjatë
Deri më tani, Zhegrova ka gjashtë paraqitje për Lillen në kampionatin francez dhe dy gola të shënuar. Ai ka luajtur edhe në Ligën e Kampionëve, garë në të cilën Lille është eliminuar në 1/8 e finales nga kampioni në fuqi i Evropës, Chelsea.
Prej vitit 2018, Zhegrova është pjesë e rregullt te Përfaqësuesja e Kosovës dhe deri më tani ka shënuar dy gola në 26 paraqitje. Lille këtë kampionat po lufton për një vend që siguron pjesëmarrjen në garat evropiane. Aktualisht është në pozitën e shtatë me 48 pikë.