Presidenti i Stade de Reimsit, Jean-Pierre Caillot ka thënë se me padurim pret kthimin e mesfushorit të Kosovës, Arbër Zeneli.
Ai, për mediumet franceze, ka thënë se me kthimin e Zenelit do të përfitojnë shpejtësi në lojë, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Neve na ka munguar efikasiteti, por unë nuk jam në panik. Me kthimin e Arbër Zenelit nga lëndimi, do të fitojmë shpejtësi në lojë”, ka thënë Caillot.
Zeneli pritet të kthehet gjatë muajit mars nga lëndimi që e mbajti gjatë jashtë fushës së futbollit.
Për shkak të lëndimit, i mungoi edhe Kosovës në ndeshjet më të rëndësishme të saj në ciklin kualifikues për Kampionatin evropian, derisa pritet t’u mungojë “Dardanëve” edhe në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës D të Ligës së Kombeve.